E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 161, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

Pas pikës 384.11, të pjesës së dytë, titulli III, të kreut V, të seksionit 3, “Lejimi i përkohshëm i mjeteve të transportit”, në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 384.12, me këtë përmbajtje:

“384.12.  Në zbatim të pikës 384:

a)      Policisë Kufitare dhe Migracionit i delegohet e drejta për vendosjen nën regjimin e lejimit të përkohshëm të automjeteve rrugore, për përdorim privat, të cilat plotësojnë kushtet për dhënien e këtij regjimi.

b)     Vendosja nën këtë regjim do të bëhet nëpërmjet regjistrimit në rrugë elektronike, në sistemin TIMS.

c)     Mbikëqyrja dhe mbyllja e këtij regjimi bëhen nga autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Migracionit, sipas kompetencave, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›