V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.87, DATË 15.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ADMINISTRIMIN DHE MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË RECETËS ME RIMBURSIM”
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.87, DATË 15.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ADMINISTRIMIN DHE MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË RECETËS ME RIMBURSIM”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 36, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në pikën 3, të vendimit nr.87, datë15.2.2006, të Këshillit të Ministrave, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife të siguruarit, që, me ligj të veçantë, përfitojnë mjekim me barna falas.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA