V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DY NDËRTESAVE TË AGJENCISË LUNDËR, NGA DREJTORIA E REZERVAVE TË SHTETIT, NË VARËSI TË MINISTRISË SË BRENDSHME, TE INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE, NË VARËSI TË MINISTRISË SË FINANCAVE
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DY NDËRTESAVE TË AGJENCISË LUNDËR, NGA DREJRIA E REZERVAVE TË SHTETIT, NË VARËSI TË MINISTRISË SË BRENDSHME, TE INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE, NË VARËSI TË MINISTRISË SË FINANCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të dy ndërtesave të agjencisë Lundër, nga Drejtoria e Rezervave të Shtetit, në varësi të Ministrisë së Brendshme, te Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në varësi të Ministrisë së Financave, sipas genplanit, që i bashkёlidhet kёtij vendimi.
2. Ngarkohen Drejtoria e Rezervave të Shtetit, Ministria e Brendshme, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA