E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “BLE-KLO-AR”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “TERVOL”

    V E N D I M

                                                               

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË “BLE-KLO-AR”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALIT “TERVOL”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 4, e 27, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.             Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT”, (Ndërtim, Operim dhe Transferim), ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Ble-Klo-Ar”, shpk, për ndërtimin e hidrocentralit “Tervol”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.             Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›