V E N D I M PËR PAGIMIN E SHPENZIMEVE PËR KTHIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË TË KOKËS SË ZEUSIT-ASKLEPIUS, OBJEKT ARKEOLOGJIK ME VLERA KOMBËTARE DHE UNIKALE
V E N D I M
PËR
PAGIMIN E SHPENZIMEVE PËR KTHIMIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË TË KOKËS SË ZEUSIT-ASKLEPIUS, OBJEKT ARKEOLOGJIK ME VLERA KOMBËTARE DHE UNIKALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të kryejë pagesën 2 700 000 (dy milionë e shtatëqind mijë) lekë, për mundësimin e kthimit në Republikën e Shqipërisë, të Kokës së Zeusit-Asklepius, objekt arkeologjik, me vlera kombëtare dhe unikale, i grabitur nga Muzeu Arkeologjik i Butrintit, në vitin 1991.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009