E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “ADRION LIVEX-09”, NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M 

PËR

PJESËMARRJEN E FORCAVE USHTARAKE TË HUAJA NË STËRVITJEN E PËRBASHKËT “ADRION LIVEX-09”, NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Pjesëmarrjen e 200 (dyqind) forcave ushtarake të huaja në stërvitjen e përbashkët, të koduar “ADRION LIVEX-09”, që do të zhvillohet në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë dhe ujërat ndërkombëtare, nga data 7 deri 12 qershor 2009.

2.     Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi, duke bërë publikimin e zonës detare, ku do të zhvillohet stërvitja, nëpërmjet njoftimit të organeve kompetente, që veprojnë në Portin e Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletroen zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›