E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E EMRIT DHE PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “UFO DENTAL”

V E N D I M

PËR 

NDRYSHIMIN E EMRIT DHE PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMIT, PRANË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, PRIVATE, “UFO DENTAL”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, 5, 40, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

12.   Emri i shkollës së lartë universitare, private, “UFO dental”, ndryshon në shkolla e lartë universitare, private, “Ufo University”. 

13.   Lejimin e shkollës së lartë universitare, private, “Ufo University”, Tiranë, për hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në fushën:

a)     Psikologji klinike.

3. Kohëzgjatja normale e programit të studimit të ciklit të dytë të jetë 2 vite akademike, me plotësimin, së paku, të 120 krediteve. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë e nivelit të dytë (DND), në psikologji klinike.

4. Ngarkohet shkolla e lartë universitare, private, “Ufo University”, që, për këtë program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, nga një personel akademik me kualifikimin e nevojshëm dhe sipas specialitetit.

5. Lejimin e shkollës së lartë universitare, private, “Ufo University”, Tiranë, për hapjen e programit të studimit “Master i nivelit të parë”, në fushat:

a)     Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci;

b)     Shkenca penale;

c)     E drejtë private;

ç)  Qeverisje dhe administrim publik.

6. Programet e studimit “Master i nivelit të parë” janë pjesë e studimeve të ciklit të dytë, me së paku, plotësimin e 60 krediteve. Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë” (MNP), në:

               a) “Marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci”;

               b) “Shkenca penale”;

               c)  “E drejtë private”;

               ç)  “Qeverisje dhe administrim publik”.

7.     Lejimin e shkollës së lartë universitare, private, “Ufo University”, Tiranë, për hapjen e programit të studimit “Master i nivelit të dytë”, në fushën:

a)     Studime për sigurinë.

8.     Programi i studimit “Master i nivelit të dytë” të jetë program i studimit të ciklit të tretë, me, së paku, plotësimin e 60 krediteve. Në mbarim të programit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND) në  studime mbi sigurinë.

9.     Shkolla e lartë universitare, private, “Ufo University”, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikat 2, 5 e 7, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, por jo më vonë se dy javë para fillimit të veprimtarisë mësimore,

Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni mësimor ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij për këtë qëllim.

10.   Ndryshimet në vendndodhje, forma studimi, plane dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

11.   Shkolla e lartë universitare, private, “Ufo University”, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit dhe këtyre programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

12.   Shkolla e lartë universitare, private, “Ufo University”, me marrjen e lejes përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, për programet e ciklit të tretë, strukturohet si universitet.

13.   Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


28/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›