V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT, TË PËRMBAJTJES DHE TË MËNYRËS SË NJOFTIMIT PUBLIK PËR PROCEDURAT E KALIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR, NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN
V E N D I M
PëR
PëRCAKTIMIN E AFATIT, Të PëRMBAJTJES DHE Të MëNYRëS Së NJOFTIMIT PUBLIK PëR PROCEDURAT E KALIMIT Të Së DREJTëS Së PRONëSISë MBI TRUALLIN SHTETëROR, Në ZONAT ME PëRPARëSI TURIZMIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), bën njoftim publik për dokumentet dhe procedurat e nevojshme për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin, për 20 ditë,:
a) në 2 gazetat me qarkullim më të madh në vend;
b) në Televizionin Publik Shqiptar dhe në 2 televizione kombëtare;
c) në faqen zyrtare të internetit të ALUIZNI-t.
2. Njoftimi publik përmban:
a) afatin brenda të cilit subjekti i interesuar dhe personi i stimuluar duhet të paraqesin dokumentet pranë ALUIZNI-t, sipas ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” ;
b) llojin e dokumenteve që duhet të paraqesë subjekti i interesuar/personi i stimuluar;
c) masën e tarifës që duhet paguar.
3. Efektet financiare të njoftimit publik përballohen nga buxheti i ALUIZNI-t.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
05/05/2010