E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MËNYRËN DHE LLOGARITJEN E AFATEVE TË PAGIMIT TË ÇMIMIT TË TRUALLIT, PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR, NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN

V E N D I M

PëR

MëNYRëN DHE LLOGARITJEN E AFATEVE Të PAGIMIT Të çMIMIT Të TRUALLIT, PëR KALIMIN E Së DREJTëS Së PRONëSISë MBI TRUALLIN SHTETëROR, Në ZONAT ME PëRPARëSI TURIZMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 10, të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. çmimi i truallit të njësisë së ndërtuar brenda zonës së stimuluar përcaktohet në bazë të hartës së vlerës së tokës. Shlyerja e çmimit të truallit nga subjekti i interesuar apo personi i stimuluar bëhet pas njoftimit me shkrim nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), në të cilin është përcakuar vlera e çmimit, që do të paguhet.

2. Pagesa e plotë apo e pjesës takuese të çmimit të truallit të njësisë së ndërtuar nga subjekti i interesuar/personi i stimuluar bëhet brenda 6 (gjashtë) muajve nga data e marrjes së njoftimit.

3. çmimi i truallit të njësisë së ndërtuar paguhet në dy mënyra:

a) në mënyrë të vetme;

b) në mënyrë periodike.

4. Kur çmimi paguhet në mënyrë të vetme, subjekti i interesuar apo personi i stimuluar përfitojnë ulje të çmimit, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2, të nenit 14, të ligjit nr. 10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”.

5. Subjekti i interesuar/personi i stimuluar dorëzon dokumentacionin financiar që vërteton kryerjen e pagesës, pranë ALUIZNI-t, i cili e administron atë në dosjen përkatëse të subjektit. Kur subjekti i interesuar/personi i stimuluar ka paguar të gjithë vlerën e çmimit të truallit apo pjesën takuese të tij, vijohet me lidhjen e kontratës së kalimit të së drejtës së pronësisë mbi truallin.

6. Në rastet kur subjekti i interesuar/personi i stimuluar kanë paguar një pjesë të çmimit të truallit, por nuk e kanë shlyer tërësisht pagesën, brenda afatit të parashikuar në pikën 2, të këtij vendimi, atij i humbet e drejta për të lidhur kontratën e kalimit të pronësisë dhe i kthehet shuma e paguar.

7. Për njësitë e ndërtuara që gëzohen nga dy ose më shumë subjekte të interesuara/persona të stimuluar, në rastet kur njëri prej tyre ka paguar pjesën takuese të çmimit të truallit, brenda afatit të përcaktuar, ky i fundit ka të drejtë të lidhë kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë, pavarësisht nëse bashkëpronari tjetër nuk ka paguar pjesën e tij, takuese, të çmimit të truallit.

8. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


05/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›