P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995, “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7952, DATË 21.6.1995, “PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar.”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “...arsim i detyruar...” zëvendësohen me “...arsim bazë...”.
Neni 2
Kudo në ligj fjalët “...shkollat e mesme të përgjithshme...”, zëvendësohen me “...gjimnaze...”.
Neni 3
Fjalia e parë, e nenit 8, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Të gjithë fëmijët e moshës 6-vjeçare në Republikën e Shqipërisë duhet të fillojnë arsimin bazë, i cili zgjat jo më pak se 9 vjet.”.
Neni 4
Fjalia e parë, e nenit 20, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Arsimi bazë është arsimi i detyruar dhe i njësuar.”.
Neni 5
Fjalia e dytë, e pikës 30.1, të nenit 30, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Afati i këtyre shkollave është 3 vjet.”.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI