Prezantohet plani dy-vjeçar për reformën në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve
Kryeministri Berisha prezantoi sot planin 2-vjeçar, 2007-2009 të reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve pas transferimit të shoqërive tek pushteti vendor. Në dhjetor të vitit 2007, të gjitha shoqëritë ujësjellës-kanalizime, me borxhe të eleminuara, u transferuan pranë pushteteve vendore.
Ky proces ka qenë dhe një ndër angazhimet më serioze të Qeverisë, i cili nuk mbeti në letër, nuk u politizua, dhe që sot është një realitet. Për të mbështetur transferimin, Qeveria ka shpallur për herë të parë në Shqipëri reformë në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Kjo reformë ka për qëllim decentralizimin dhe komercializimin e mëtejshëm të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, për të bërë të mundur që shoqëritë të jenë me vetëfinancim, me një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm, me qëllim përmirësimin e treguesve të punës dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj konsumatorit.
Kryeministri Berisha tha se reforma e ujit dhe kanalizimeve, e cila ndërmerret për herë të parë në Shqipëri zhvillohet në përputhje të plotë me programin e qeverisë, standardet dhe zotimin e kësaj qeverie për decentralizimin dhe thellimin e këtij procesi në përputhje me detyrimet e saj së MSA-së dhe progresit drejt BE-së. “Në dhjetor të vitit 2007 të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve me borxhe pasi u zeruan të gjitha borxhet e tyre u transferuan në pronësi të pushteteve vendore. Ky proces që priste vite të kompletohej ishte i domosdoshëm dhe qeveria u angazhua tërësisht që të mos mbetet në letër, por të zbatohej me shpejtësinë më të madhe të mundshme”, tha Kryeministri.
Në këtë kontekst Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar qeverinë vendore në procesin e domosdoshëm të komercializimit të këtij sektori si një kusht vendimtar për vetëfinancimin e këtyre shoqërive për përmirësimin e treguesve të punës së tyre për furnizimin e vazhdueshëm me ujë të qytetarëve shqiptarë. Në fjalën e tij Kryeministri tha se në vitin 2008 investimet kapitale në fushën e ujësjellës-kanalizimeve janë më të larta se asnjë vit tjetër më parë. Ato kapin vlerën 7.5 miliardë lekë nga të cilat 3.3 miliardë janë nga buxheti i shtetit dhe 4.2 miliardë janë nga donacionet. Më tej Kryeministri Berisha theksoi se brenda vitit 2010 do të përfundojnë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1.6 milionë banorë ose gjysmën e popullsisë në vend.
Kjo reformë do të drejtohet nga Z. Sokol Olldashi, Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Këshilli i Ministrave, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe Drejtorinë e Koordinimit të Strategjive, ka ndërmarrë iniciativën për të rishikuar Strategjinë Kombëtare të Furnizimit me ujë dhe Kanalizimeve, të aprovuar me VKM Nr 706, datë 16.10.2003. Strategjia e rishikuar nënvizon reformat e politikave sektoriale në planin afatshkurtër 2010, afatmesëm deri në vitin 2015 dhe afatgjatë deri në vitin 2020. Strategjia është konsultuar me Grupet Këshillimore, donatorët, Komitetin e Planifikimit të Strategjive.
Më poshtë vijon fjala e plotë e Kryeministrit Berisha gjatë prezantimit të reformës në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimet:
Kam sot kënaqësi të veçantë të prezantoj pra jush dokumkentin e reformës për furnizimin me ujë dhe kanalizimeve, i cili mbështet tranferimin e këtyre shoqërive tek pushteti vendor. Reforma e ujit dhe kanalizimeve, e cila ndërmerret për herë të parë në Shëipëri zhvillohet në përputhje të plotë me programin e qeverisë, standardet dhe zotimet e kësaj qeverie për decentralizimin dhe thellimin e këtij procesi në përouthje me detyrimet e saj, të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe progresit drejt BE-së.
Në dhjetor të vitit 2007 të gjitha shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve me borxhe pasi u zeruan të gjitha borxhet e tyre u transferuan në pronësi të pushteteve vendore. Ky proces që priste vite të kompletohej ishte i domosdoshëm dhe qeveria u angazhua tërësisht që të mos mbetet në letër por të zbatohej me shpejtësinë më të madhe të mundshme.
Sot 82 % e shoqërive të transferuara kanë themeluar asambletë e reja aksionare dhe këshillat e reja mbikqyrëse. Qeveria qëndrore ndihmoi dhe vazhdon të ndihmojë qeverinë vendore në këtë prroces. Ne jemi të gatshëm që krahas decentralizimit të angazhohemi dhe të ndihmojmë qeverinë vendore për të marrë procesin tjetër të domosdoshëm të komercializimit të këtij sektori si një kusht vendimtar për vetëfinancimin e këtyre shoqërive për përmirësimin e treguesve të punës së tyre për furnizimin e vazhdueshëm me ujë të qytetarëve sdhqiptarë. Iniciativat tona për të mbështetur këtë reformë janë iniciativa ligjore, administrative por edhe inciativa që mbëhsteten me projekte dhe financime konkrete. Këto inciativa janë në vëzhgim të përditshëm në monitorim të vaazhdueshëm dhe rezultatet e tyre janë pozitive. Kështu në vitin 2008 investimet kapitale në fushën e ujësjellës kanalizimeve janë më të larta se asnjë vit tjetër më parë ato kapin vlerën 7.5 miliardë lekë nga të cilat 3.3 miliardë janë nga buxheti i shtetit dhe 4.2 miliardë janë nga donacionet.
Brenda vitit 2010 ne përfundojmë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1.6 milionë banorë, pra gjysmën e popullsisë së vendit. Një sëri impiantesh janë në ndërtim e sipër dhe janë nënshkruar marrëveshje rreth 110 milionë euro me donatorët në këtë aspekt. Janë të përfshira dhe 20 institucione në kompletimin e kësaj reforme. Është në projekt një reformë e thellë e Entit Rregullator të Ujit dhe donatorët kanë shprehur interes për të na ndihmuar në reformimin e këtij institucioni të pavarur shumë të rëndësishëm për ujin dhe tregun e tij . Reforma do të drejtohet nga Ministri i Olldashi si një dëshmi e plotë e angazhimit të qeverisë në suksesin e këtij procesi, në suksesin e decentralizimit.
Ndërtimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në vend është një nga fushat në të cilat Shqipëria ka qenë më mbrapa se në çdo fushë tjetër. Mjafton të rikujtoj këtu se impianti i parë fatkeqësisht është inaguruar vetëm në vitin 2005 dhe një vend si Shqipëria e klasifikuar ndër vendet me ujërat më të pastërta, ndërtimi i këtyre impianteve është një domosdoshmëri shumë e madhe. Kështu që në sajë të angazhimit të qeverisë dhe të bujarisë së donatorëve për të cilin unë u jam shumë mirënjohës, dua t`ju informoj se janë në ndërtim ose në projektim edhe 11 impiante të tjera siç është në Kavajë, zgjerimi Kavajë-Plazh, Durrës, Lezhë, Shëngjin, Sarandë, Vlorë, Pogradec, Korçë, Tiranë, Nartë, Shkozë dhe një projekt pilot në Durrës, i financuar përkatësisht nga Bashkimi Europian, Banka Borërore, Qeveria e Luksemburgut, Banka Europiane e Investimeve dhe Komisioni Europian, të njëjtët investitorë për Lezhë-Shëngjin, Sarandën. Vlora i ka në kuadrin e programit CARDS, Pogradeci nga KFV-ja, Korça nga Banka Europiane e Investimeve dhe KFV, Tirana e ka nga Banka Japoneze e Investimeve, Narta nga PNUD dhe Ministria e Mjedisit dhe Ujërave dhe projekti pilot është nga GTZ dhe ministria e Punëve Publike dhe Transportit. Kostoja totale e tyre është rreth 111 milionë euro. Financimet janë të siguruara me përfundimin e tyre brenda vitit 2010, bëhet e mundur që ujërat e zeza të popullatës në tërësi të ultësirës bregdetare por edhe të qyteteve të tjera si Korça dhe Pogradeci t`i nënshtrohen tërësisht përpunimit.
Do të bëhen përpjekje të mëdha që këto ujëra të shfrytëzohen për qëllime të tjera energjitike apo qëllime të tjera pas pastrimit të tyre. Kështu që mund t`ju them se kjo përbën një përparësi të madhe që po ndiqet nga qeveria me angazhimin serioz dhe jemi të vendosur të adaptojmë standardet më të mira. Këto impiante në tërësinë e tyre janë konvencionale përveç dy prej tyre, por janë impiante, të cilat përmbushin gjithë standardet.
Me këtë Shqipëria përmbush edhe një detyrim që nis me Bashkimin për Mesdheun, i cili ka përcaktuar një nga qëllimet kryesore pastërtinë e ujërave të Mesdheut, dhe kjo është plotësisht në këtë linjë. Po sigurisht ne do të bëjmë përpjekje edhe për qytete të tjera dhe shpresojmë që në një hark kohor relativisht të shkurtër ne të mund të arrijmë standarde të mira, standarde europiane.
Unë me këtë rast shfrytëzoj momentin për të falënderuar me shumë mirënjohje donatorët për bujarinë që kanë dëshmuar me fondet e shumta, ekspertizën që na kanë akorduar dhe kanë bërë të mundur. Ju e shihni në vitin 2005 ka patur vetëm një projekt dhe ka qenë Kavajë-plazh sot janë 13 të tjera në ndërtim e sipër ose në projektim e sipër. Gjithashtu dua të falënderoj qeveritë vendore për seriozitetin e madh që kanë treguar në zbatimine kësaj reforme jashtëzakonisht të rëndësishme, e vonuar dhe shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe t`i siguroj se siç kemi theksuar edhe në fillim ne nuk e bëjmë këtë për të hequr përgjegjësi, përkundrazi qeveria do të mbajë të gjitha përgjegjësitë e veta për t`u ndihmuar ju në suksesine saj të plotë. Le të mendojmë bashkarisht për komercializimin.
Kemi patur vështirësi serioze të përcaktojmë disa shuma të nevojshme për shkak të lëvizjeve të çmimit të energjisë sepse u detyruam të angazhohemi vitin e kaluar dhe këtë vit në rritjen e çmimit të energjisë, por komercializimi i ujit është përparësi madhore e pashmangshme e kësaj qeverie, dhe atë do ta ndërmarrim sa më shpejt që të jetë e mundur.
Le të vazhdojmë së bashku implementimin e kësaj reforme, një nga më të rëndësishmet në Shqipëri. Një gjë është e sigurtë; qëndrimi ndaj ujit ka ndryshuar dhe po ndryshon shumë, është një pasuri e jashtëzakonshme kombëtare, një pasuri e keqmenaxhuar dhe e pashfrytëzuar si duhet. E tërë reforma synon aksesin e qytetarëve në këtë pasuri dhe shfrytëzimin racional dhe efiçent të saj.