E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PER KRITERET E PËRZGJEDHJES SË NJËSIVE EKONOMIKE, QË DUHET TË ZBATOJNË STANDARDET NDËRKOMBËTARE

V E N D I M

Për

KRITERET E PËRZGJEDHJES SË NJËSIVE EKONOMIKE, QË DUHET TË ZBAJNË STANDAET NDËRKOMBËTARE

TË KONTABILITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Subjekte të zbatimit të standardeve ndërkombëtare te kontabilitetit janë subjektet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 4, të ligjit nr.9228, datë 29.4.2004, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar.

2.       Njësitë e tjera ekonomike, të cilat nuk janë objekt i ligjit të sipërpërmendur, do të jenë subjekt i zbatimit të standardeve ndërkombëtare, kur tejkalojnë, njëkohësisht, për dy vitet e fundit, këto kufij :

a) Të ardhurat vjetore, në shumën  1 250 000 000 (një miliard e  dyqind e pesëdhjetë milionë) lekë;

b)       Numri mesatar i të punësuarve, mbi 100 punonjës në vit.            

3.     Ngarkohen  Ministria e Financave dhe Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit për mbikëqyrjen e zbatimin e pikës 2, të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›