PROJEKTLIGJ PER DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007, “PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007, “PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Në ligjin nr.9739, datë 21.5.2007, “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 10
Gjaku, produkt i mbledhur dhe i shpërndarë pa fitim
1. Gjaku njerëzor nuk mund të përdoret në shërbimin shëndetësor për qëllime fitimi. Shpenzimet për procedurat e kontrollit,të përpunimit dhe të shpërndarjes së gjakut e të përbërësve të tij, në asnjë rast,nuk përballohen nga pacienti. Këto shpenzime i mbulohen Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit të Gjakut nga institucionet shëndetësore, që e përfitojnë këtë shërbim.
2. Kostoja për secilin nga shërbimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, përcaktohet me urdhër të ministrit të Shëndetësisë.”.
Neni 2
Në nenin 12 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “b”, të pikës 1, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) mënyrën e lëvrimit të fondeve për veprimtaritë promovuese dhe edukative në fushën e transfuzionit të gjakut.”.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Ministri i Shëndetësisë përcakton kërkesat e bazës organizative e teknike të strukturave, si dhe të veprimtarive promovuese e edukative të shërbimit të transfuzionit.”.
Neni 3
Pas nenit 13 shtohet neni 13/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 13/1
Financimi i organizatave jofitimprurëse, që promovojnë dhurimin vullnetar të gjakut
1. Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut financon, me fondet buxhetore, të dhëna për këtë qëllim, shpenzimet e promocionit të çdo organizate jofitimprurëse (OJF), që promovon dhurimin vullnetar të gjakut.
2. Kostoja e promocionit për çdo dhurim dhe mënyra e financimit të promocionit të OJF-ve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
06/05/2009 Votoni per projektligjin PO: JO: