V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore të jetë 1 618 punonjës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Pika 3, e vendimit nr.1 703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe të veprimtarive sezonale/të përkohshme, për ministritë dhe institucionet buxhetore”, nuk do të zbatohet, përjashtimisht, vetëm për Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.
3. Ngarkohet Ministria e Financave të miratojë përcaktimin me hollësi të numrit të punonjësve, sipas lidhjes nr.1, të përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, sipas profesioneve dhe me afate kohore, brenda kritereve të vendimit, të përmendur në pikën e mësipërme.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/02/2009