E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 110/10 KV, NË QYTETIN E BAJRAM CURRIT

 V E N D I M 

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT 110/10 KV, NË QYTETIN E BAJRAM CURRIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

 

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i nënstacionit 110/10 KV, në qytetin e Bajram Currit, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Shpronësimi të bëhet në favor të OSSH, sha-së.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 2 952 (dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy) m2,  tokë/truall, vlerësuar në shumën e përgjithshme 13 360 752 (trembëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë.

4.     Fondi prej 13 360 752 (trembëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekësh të përballohet nga fondet e OSSH, sha-së.

5.     Vlera e shpenzimeve procedurale, në shumën 233 000 (dyqind e tridhjetë e tre mijë) lekë, të përballohet po nga OSSH, sha-ja, si subjekt përfitues.

6.     Shpronësimi të fillojë brenda muajit shkurt 2009 dhe të përfundojë brenda muajit prill 2009.

7.     Pagesat të bëhen pas paraqitjes së dokumenteve të pronësisë, në përputhje me ligjin nr.8561, datë 22.12.1999.

8.     Punimet për ndërtimin e nënstacionit 110/10 KV të përfundojnë brenda muajit dhjetor 2009.

9.     Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe OSSH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


02/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›