E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN DAJÇ, TË QARKUT TË LEZHËS

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN DAJÇ, TË QARKUT TË LEZHËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8,  të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Dajç, të qarkut të Lezhës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 41 (dyzet e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 152 (njëqind e pesëdhjetë e dy).

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›