E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.268, DATË 5.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH (P

V E N D I M 

PËR 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.268, DATË 5.3.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR RRËSHEN-KALIMASH (PJESA E TRETË)”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të         ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “ Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe tё nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave                                   

 

V E N D O S I:

 

1. Në pikën 3, të vendimit nr.268, datë 5.3.2008, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

a) Sipërfaqja 58 570 m2, tokë/arë, bëhet 58 070 (pesëdhjetë e tetë mijë e shtatëdhjetë) m2 ;

b) Vlera e kompensimit, për sipërfaqen tokë/arë, nga 38 070 500 (tridhjetë e tetë milionë e shtatëdhjetë mijë e pesëqind) lekë bëhet 37 745 500 (tridhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e dyzet e pesë mijë e pesëqind) lekë;

           c) Sipërfaqja 8 859,5 m2, tokë/truall, bëhet 9 359,5 (nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë presje pesë) m2 ; 

                 ç) Vlera e kompensimit, për sipërfaqen tokë/truall 13 289 250 (trembëdhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë bëhet 14 039 250 (katërmbëdhjetë milionë e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e pesëdhjetë) lekë;

          d)  Vlera e përgjithshme e shpronësimit nga 51 359 750 (pesëdhjetë e një milionë e treqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë bëhet 51 784 750 (pesëdhjetë e një milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë.

2. Pronari të kompensohet për diferencën e konvertimit në truall, të sipërfaqes së shpronësuar, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Totali i diferencës së konvertimit, prej 425 000 (katërqind e njëzet e pesë mijë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

4. Likuidimi të fillojë më 30.1.2009 dhe të përfundojë 30.3.2009.

5. Pronari i shënuar në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet për diferencën përkatëse të konvertimit të tokës/arë në  tokë/truall, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

6. Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve tё bëjë likuidimin e pronarit brenda afateve të përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë.

7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pёrgjithshme e Rrugёve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


02/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›