V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE MËSIMORË, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR PERIUDHËN JANAR-QERSHOR 2009, PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE MËSIMORË, ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR PERIUDHËN JANAR-QERSHOR 2009, PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SHKENCËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Numri i punonjësve mësimorë, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën janar-qershor 2009, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të jetë 3 061 veta.
2. Të dhënat për numrin dhe afatin kohor të kontraktimit të punonjësve mësimorë, me kontratë të përkohshme, janë sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
06/03/2009