E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.115, DATË 2.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE”

V E N D I M 

PËR 

NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.115, DATË 2.2.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME, PËR VITIN 2009, NË DISA MINISTRI DHE INSTITUCIONE QENDRORE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të     ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I :

 

Në vendimin nr.115, datë 2.2.2009, të Këshillit të Ministrave, të bëhen ky ndryshim dhe kjo shtesë:

1. Pika 1 e vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore është 2 430 punonjës, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

2. Në pikën 2, të vendimit, pas emërtimit “Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale” shtohen “Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit” dhe “Zyrat e gjendjes civile”.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e hyrjes në fuqi.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 


06/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›