Turi "Gratë për gratë" ndalon në Librazhd. Kryetarja e Kuvendit: "Shqipëria e 2009-ës tani është vend me siguri të garantuar, me imazh të përmirësuar."
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë turit të saj "Gratë për gratë" zgjodhi qytetin e Librazhdit për të uruar festën e 7 -8 marsit.
Ajo është pritur nga qindra gra, mësuese ,nxënës, të qytetit të cilët e shndërruan këtë takim në një festë të vërtetë.
Kryetarja e Kuvendit i shprehu mirënjohje dhe uroi suksese të gjithë pjesëmarrësvë duke u thënë se :
Më lejoni që në emrin tuaj të falënderoj çdo mësues e mësuese të pranishëm dhe tu uroj gëzuar 7-8 marsin .Unë ju uroj shumë suksese dhe ju falënderoj për punën tuaj". Gjatë vizitës së saj Kryetarja bëri një homazh në memorialin e ngritur në kujtim të poetëve të pushkatuar Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Ata janë dy poetë të pushkatuar nga regjimi komunist për fjalën e lirë në moshën 22 vjeçare.Gjatë takimit me gratë e qytetit të Librazhdit, Brunilda Halili menaxhere banke e qytetit i tha Kryetares së Kuvendit se ne shohim tek ju modelin e gruas që ka arritur të drejtojë, kryesojë, Kuvendin e Shqipërisë në sajë të formimit, këmbënguljes, qëndresës dhe moralit të fortë .
"Ju jeni modeli i shkëlqyer i një lidershipi, për ne vajzat ,nënat, gratë ,mësueset,kudo që janë në të gjithë Shqipërinë." Elona Goma, një maturante përshëndeti Kryetaren dhe të pranishmit në emër të brezit të atyre që lindën në liri dhe votojnë për herë të parë.
Ftoj të gjithë moshatarët të angazhohen në aksioni politik të zgjedhjeve të qershorit dhe të shprehin vullnetin për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë-tha ajo. Një urim shumë i përzemërt për festën e 7-8 marsit për të gjithë mësuesit e Librazhdit ka ardhur nga një tjetër maturante, Mimoza Ballcini,fituese në Olimpiadën Ballkani të matematikës. Lili Dhono,një infermeiere mami që pret fillimin e jetës, ka folur më tej duke mbështetur takimin dhe prezencën e Kryetares së Kuvendit duke siguruar atë që zonjat e angazhuara në shëndetësi shohin me interes dhe përkrahin inisiativat e Kryetares në mbështetjen e promovimit të shëndetit të gruas.
Në mbyllje të këtij takimi Kryetarja e Kuvendit falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për këtë pritje shumë të dashur dhe shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë mësuesit.