E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi merr urimet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Crvenkovski.

2 prill 2009

Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori sot urimet më të mira për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) nga Presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenkovski, përmes një mesazhi në të cilin thuhet:

“I nderuar zoti President,

Në këtë moment historik për vendin Tuaj, më lejoni që në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal t’Ju shpreh urimet më të sinqerta për anëtarësimin formal në NATO.

Suksesi i madh i vendit mik, Republikës së Shqipërisë, që është rezultat i punës shumëvjeçare dhe të lodhshme dhe përkushtimi në zbatimin e reformave dhe në zbatimin e vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta përfaqëson sukses dhe për rajonin.

Duke pasur parasysh angazhimet tona të përbashkëta për integrimin në NATO dhe aktivitetet e deritanishme në kuadër të Grupit të Adriatikut më lejoni të shpreh bindjen time se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve mike në këtë drejtim duhet të vijojë dhe në periudhën në vazhdim.

Me këtë besim dhe me bindjen se qytetarët e Republikës së Maqedonisë ndajnë gëzimin për suksesin e vendit Tuaj, Ju përcjell, i nderuar zoti President, shprehjet e konsideratës time më të lartë”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›