E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR DELIMITIMIN E ZONAVE TË TYRE PËRKATËSE TË SHELFIT KONTINENTAL DHE TË ZONAVE TË TJERA DETARE, QË U PËRKASIN NË

V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR DELIMITIMIN E ZONAVE TË TYRE PËRKATËSE TË SHELFIT KONTINENTAL DHE TË ZONAVE TË TJERA DETARE, QË U PËRKASIN NË BAZË TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE”

 

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Propozimin e projektligjit “Për Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I SALI BERISHA
11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›