; Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto vendime:
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto vendime:
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.7.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.8089, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbërit”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fjalinë e parë, të pikës 4, të vendimit nr.277, datë 18.7.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shuma “... 8 700 (tetë mijë e shtatëqind) lekë...”” zëvendësohet me “... 9 800 (nëntë mijë e tetëqind) lekë...”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 123 000 000 (njëqind e njëzet e tre milionë) lekë, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.
3. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Financave, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 qershor 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *V E N D I M
PËR
CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 54, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia të jetë 6 340 (gjashtë mijë e treqind e dyzet) lekë në muaj.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në grupin 25, titulli 10550, “Tregu i punës”.
3. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
4. Vendimi nr.236, datë 27.2.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.5.2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M PËRHAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË NË AKADEMINË E ARTEVE, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, TË ELBASANIT, DHE NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, TË KORÇËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen e programeve të studimit të ciklit të parë në Fakultetin e Muzikës, në Akademinë e Arteve, si më poshtë vijon:
a) “Pedagogji muzikore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP;
b) “Fizarmonikë klasike”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.
2. Hapjen e programeve të studimit të ciklit të parë në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit, sipas fakulteteve, si më poshtë vijon:
a) Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës: “Teknologjitë e informacionit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.
b) Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit: “Edukim fizik e sporte”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.
3. Hapjen e programit të studimit “Teknologji e prodhimit bimor”, në Fakultetin e Bujqësisë, në universitetin “Fan S. Noli”, të Korçës, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë e nivelit të parë, DNP.
4. Programet e studimit të ciklit të parë ralizohen në 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike.
5. Këto programe studimi, të ciklit të parë, ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen, nga buxheti i vitit 2009 miratuar, respektivisht, për Akademinë e Arteve, universitetin “Aleksandër Xhuvani”, të Elbasanit, dhe universitetin “Fan S. Noli”, të Korçës.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Akademia e Arteve, universiteti “Aleksandër Xhuvani”, i Elbasanit, dhe universiteti “Fan S. Noli”, i Korçës, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R ISALI BERISHA
* * * V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
8. Hapjen, në universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programeve të mëposhtme të studimit të ciklit të dytë, sipas fakulteteve:
a) Në Fakultetin e Shkencave të natyrës, programi i studimit “Mbrojtje mjedisi”, në përfundim të të cilit lëshohet Diplomë e Nivelit të Dytë, DND, në mbrojtje mjedisi.
b) Në fakultetin e Shkencave Humane, programi i studimit “Trashëgimi Kulturore” në përfundim të të cilit lëshohet Diplomë e Nivelit të Dytë, DND, në trashëgimi kulturore.
9. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vjet.
10. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
12. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
13. Hapjen, në universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të programit të studimit “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, me profilet:
a) Studime shqiptare;
b) Studime të thelluara në gjuhësi;
c) Etnokultura dhe letërsia shqipe.
14. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohen, përkatësisht,:
a) Diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, profili “Studime shqiptare”;
b) Diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, profili “Studime të thelluara në gjuhësi”;
c) Diplomë e nivelit të dytë, DND, në “Studime shqiptare dhe etnokulturore”, profili “Entokultura dhe letërsia shqipe”.
15. Ky program studimi i ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite akademike.
16. Programi i studimit “Studime shqiptare dhe etnokulturore” të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
17. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin ‘Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
18. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, “MASTER I NIVELIT TË PARË”, NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
19. Hapjen, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, të programeve të studimit, master i nivelit të parë, sipas fakulteteve të mëposhtme:
a) Në Fakultetin e Shkencave të Edukimit:
i) Programin e studimit, “Master i nivelit të parë”, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe gjeografi”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët edukatë qytetare dhe gjeografi;
ii) Programin e studimit “Master i nivelit të parë” në mësuesi për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe histori”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë”, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Edukatë qytetare dhe histori”.
b) Në Fakultetin e Shkencave Humane, programin e studimit “Master i nivelit të parë” në “Redaktim”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë, “Master i nivelit të parë”, MNP, në redaktim;
20. Programet e studimeve “Master i nivelit të parë” realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
21. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
22. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
23. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1694, DATË 24.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2009, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUARNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1, e vendimit nr.1694, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Numri i punonjësve buxhetorë për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore bëhet 89 831 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR INTERGHANGE-KTHESA E KAMZËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Interchange-Kthesa e Kamzës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 12 729 (dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e nëntë) m2, tokë arë, me një vlerë 37 550 550 (tridhjetë e shtatë milionë e pesëqind e pesëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) lekë, për sipërfaqen 5 290 (pesë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) m2, tokë truall, me një vlerë 20 354 910 (njëzet milionë e treqind e pesëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e dhjetë) lekë, për objektin, me vlerë 457 111 (katërqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e njëmbëdhjetë) lekë, me një vlerë totale shpronësimi 56 619 121 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet e një) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 340 000 (treqind e dyzet mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera totale e shpronësimit, 56 619 121 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e njëzet e një) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronëzimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më qershor 2009 dhe të përfundojë më 15.9.2009.
7. Pronarët e përcaktuar në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
8. Pronari i objektit, për të cilin është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja vetëm për truall” të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, sipas pikës 3, të këtij vendimi, në bazë të dokumentacionit të pronësisë dhe dokumentacionit tekniko-ligjor.
10. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA* * *
V E N D I M PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN LEVAN, TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Levan, të qarkut të Fierit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 78 (shtatëdhjetë e tetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 482 (katërqind e tetëdhjetë e dy).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I MPER
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN BRATAJ, TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Brataj, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
Lista me 42 (dyzet e dy) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 240 (dyqind e dyzet).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ANA E MALIT, TË QARKUT TË SHKODRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Ana e Malit, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 91 (nëntëdhjetë e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 603 (gjashtëqind e tre).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “QENDRA E RROGOZINËS-URA E LUSHNJËS”, NË BASHKINË E RROGOZHINËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga rikonstruksioni i rrugës “Qendra e Rrogozhinës - Ura e Lushnjës”, në bashkinë e Rrogozhinës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Rrogozhinës.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet, në vlerë të plotë, sipas masës, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 250 (dyqind e pesëdhjetë) m2, truall, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 892 750 (tetëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Rrogozhinës, planifikuar në buxhetin e kësaj bashkie.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet po nga bashkia e Rrogozhinës.
6. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Rogozhinës.
8. Regjistrimi i ri i pasurisë, me sipërfaqe 250 (dyqind e pesëdhjetë) m2, truall, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Rrogozhinës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA SISTEMIMI I QENDRËS SË QYTETIT TË VORËS, SHESHET I, II DHE III, NË BASHKINË E VORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preken nga sistemimi i qytetit të Vorës, sheshet I, II dhe III, në bashkinë e Vorës.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Vorës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqet 368 (treqind e gjashtëdhjetë e tetë) m2, truall, dhe 568 (pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë) m2, objekt, pronë private, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 16 903 516 (gjashtëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e tre mijë e pesëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit të përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Vorës, planifikuar në buxhetin e vitit 2009.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Vorës.
6. Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Vorës, për realizimin e këtij projekti.
8. Regjistrimi i ri i pasurive, me sipërfaqe 368 (treqind e gjashtëdhjetë e tetë) m2, truall, dhe 568 ( pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë) m2, objekt, shpronësuar në favor të bashkisë së Vorës, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
9. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, me përfundimin e procesit të regjistrimit dhe pasi të kenë dorëzuar dokumentacionin e pronësisë, pranë bashkisë së Vorës. Deri në këtë çast, paratë të qëndrojnë të bllokuara në bankë.
10. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Vorës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS POROÇAN, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të ko