Qeveria miraton rritjen e trajtimit për personat me statusin e të verbrit
Qeveria miratoi sot vendimin për rritjen e pagesës mujore të personave me statusin e të verbrit.
Ky vendim rrit pagesën për personat që kanë statusin e të verbrit dhe të kujdestarëve të tyre nga 8700 lekë në muaj që është aktualisht në 9800 lekë në muaj.
Gjithashtu vendimi parashikon indeksimin e kësaj pagese çdo vit me rritjen e pagës minimale në shkallë vendi.
11/06/2009