V E N D I M PER MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2008, PËR ENTIN RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE
V E N D I M
PER
MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2008, PËR ENTIN RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 87, të ligjit nr.8618, datë 14.6.2000, “Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i :
1. Miratimin e fondit të shpenzimeve, për vitin 2008, për Entin Rregullator të Telekomunikacioneve, në shumën 237 182 138 (dyqind e tridhjetë e shtatë milionë e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e njëqind e tridhjetë e tetë) lekë, të ndarë sipas zërave, të paraqitura në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacioneve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA