V E N D I M PËR RRITJEN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE E TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE TË TRAJTIMEVE TË VEÇANTA FINANCIARE
V E N D I M
PËR
RRITJEN E PENSIONEVE SUPLEMENTARE TË USHTARAKËVE E TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE TË TRAJTIMEVE TË VEÇANTA FINANCIARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, të ndryshuar, të ligjit nr.8661, datë 18.9.2000, “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, të ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, të ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension”, të ligjit nr.8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Rritjen në masën 4 për qind të:
a) pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të ushtarakëve, që, për shkak të detyrës, janë bërë plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare, pensioneve suplementare familjare të ushtarakëve, që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, të ndryshuar, dhe pensioneve familjare, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë në mbështetje të ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 30.6.2008, përfshirë dhe kjo datë.
b) pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensioneve suplementare të pleqërisë, pensioneve suplementare të invaliditetit, pensioneve suplementare të invaliditetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, që për shkak të detyrës, janë bërë plotësisht të paaftë për shërbim, pensioneve suplementare familjare dhe pensioneve suplementare familjare të punonjësve të Policisë së Shtetit, që, humbasin jetën, për shkak të detyrës, të caktuara në mbështetje të ligjit nr.8661, datë 18.9.2000, “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, me datë fillimi deri më 30.6.2008, përfshirë dhe kjo datë.
c) trajtimeve të veçanta financiare të pilotëve fluturues, në pension.
ç) trajtimeve të veçanta financiare të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues, të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare, në pension.
d) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të disa ndërmarrjeve ushtarake.
2. Rritjen në masën 10 për qind të trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë.
3. Rritjen në masën 4 për qind do ta marrin edhe të gjitha përfitimet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, kur caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por me datë fillimi deri në 30.4.2009, përfshirë edhe këtë datë.
4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi e që llogariten në shumën 93 000 000 (nëntëdhjetë e tre milionë) lekë, të përballohen nga fondi i kontigjencës, në buxhetin e vitit 2009, caktuar për rritjen e pesioneve.
5. Ngarkohen Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare, sha, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA28/04/2009