E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DISA SIPËRFAQEVE PYJORE E KULLOSORE, NGA MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE MINISTRISË SË BRENDSHME, KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DISA SIPËRFAQEVE TOKË-

V E N D I M

PËR

KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DISA SIPËRFAQEVE PYJORE E KULLOSORE, NGA MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE MINISTRISË SË BRENDSHME, KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DISA SIPËRFAQEVE TOKË-ARË, NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT MINISTRISË SË BRENDSHME DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.250, DATË 24.4.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të           ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Parcelave pyjore, me nr. 40/a (1 500 m2), 87/c (1 300 m2),                    7 ( 1 300 m2), 13 (1 400 m2) e 14/1 (950 m2) të paraqitura në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, t’u ndryshojë përgjegjësia e administrimit nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave te Ministria e Brendshme, për t’u përdorur për ndërtimin e pikave të reja të kalimit kufitar.

2.     Parcelave tokë-arë me nr.1 [(1184, 1440, 15, 1250, 1252/1, 1252/2,      (1 400 m2)]  dhe nr.206 (1 400 m2), të paraqitura në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, t’u ndryshojë përgjegjësia e administrimit nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit te  Ministria e Brendshme, për t’u përdorur për ndërtimin e pikave të reja të kalimit kufitar.

3.     Parcela pyjore dhe parcelat tokë-arë, të përcaktuara në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, t’i shtohen listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Ministrisë së Brendshme, që i bashkëlidhet vendimit nr.250, datë 24.4.2003. të Këshillit të Ministrave.

4.     Ministrisë së Brendshme i ndalohet t’ua ndryshojë destinacionin këtyre pronave, t’i tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.

5.     Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›