E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS “TRANSBALLKANIKE”, VLORË

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS “TRANSBALLKANIKE”, VLORË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të   ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

4.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës “Transballkanike”, Vlorë.

5.       Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

6.       Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 13 013.8 m2  tokë truall, të vlerësuar me çmimet 1 729 lekë/ m2, 3 102 lekë/ m2 dhe   4 475 lekë/ m2, me vlerë 32 712 461.3 (tridhjetë e dy milionë e shtatëqind e dymbëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e një pikë tre) lekë, për objekte, me sipërfaqe të përgjithshme 3 879.4 m2, të vlerësuara me çmimin 42 000 lekë/ m2, me vlerë 162 934 800 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e tridhjetë e katër mijë e tetëqind) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi  195 647 261.3 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e gjashtëqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një pikë tre) lekë.

7.       Shpenzimet procedurale, në shumën 455 000 (katërqind e pesëdhjetë  e pesë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

8.       Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 195 647 261.3 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e gjashtëqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një pikë tre) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë “Fondi i shpronësimeve”.

9.       Shpronësimi të fillojë më 1.12.2007 dhe të përfundojë më 30.12.2007.

10.    Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efket shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Të gjithë pronarët, të cilët kanë dorëzuar paraprakisht dokumentacionin e pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, në çastin e likuidimit duhet të dorëzojnë kartelën e pronësisë, brenda afateve ligjore të vlefshmërisë së saj. Të gjithë pronarët, për të cilët është bërë shënimi “Proces regjistrimi”, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit dhe pasi të kenë paraqitur më pas dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

11.    Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›