E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË EKLEND ASTRIT ISMAILIT

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË EKLEND ASTRIT ISMAILIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën  400 000 (katërqind mijë) lekë,  familjes së Eklend Astrit Ismailit.

2.       Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2007, grupi 25, titulli 10430,    kap 1, artikulli 606, “Transferta të brendshme”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›