E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË SË TË DREJTAVE TË MOHUARA-E RE

 V E N D I M

                                                                                                                        PËR

DHËNIE FONDI NDIHME PARTISË SË TË DREJTAVE TË MOHUARA-E RE

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё nenit 18, tё ligjit nr.8580, datё 17.2.2000, “Pёr partitё politike”, tё ndryshuar, tё neneve 21 e 27, tё ligjit nr.8379, datё 29.7.1998, “Pёr hartimin dhe zbatimin e buxhetit tё shtetit tё Republikёs sё Shqipёrisё”, dhe të nenit 12, tё ligjit nr.9645, datё 27.11.2006, “Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2007”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Financave, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.       Partisё së të Drejtave të Mohuara-e Re  t’i jepet njё fond prej 100 000 (njёqind mijё) lekёsh, si ndihmё financiare.

2.       Ky fond tё pёrballohet nga fondi rezervё i Kёshillit tё Ministrave.

3.       Ngarkohet ministri i Financave pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›