V E N D I M Për MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË ADMINISTRIM OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH), SHA
V E N D I M
Për
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË ADMINISTRIM OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH), SHA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V e n d o s i :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi OSSH, sha-së, sipas lidhjeve (gjithsej 1 416 fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Heqjen nga inventari i pronave të paluajtshme shtetërore, të sistemit të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi të KESH, sha-së, miratuar me vendimin nr.122, datë 4.3.2004, të Këshillit të Ministrave, të pronave të sistemit të shpërndarjes, sipas fletëve, të përcaktuara në shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ndryshimin e të dhënave, në inventarin e pronave të paluajtshme shtetërore të sistemit të prodhimit dhe të transmetimit të energjisë elektrike, në përgjegjësi administrimi të KESH, sha-së, për pronat, sipas formularëve tip (tri fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA