E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M Për DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M 

Për 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUAR

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

Në vendimin nr.160, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në numrin total të punonjësve, të miratuar për vitin 2008, t’i shtohen 6 punonjës, për repartin e shpëtim-inspektimit të minierave.

Ministrisë së Financave, në numrin total të punonjësve, të miratuar për vitin 2008, t’i shtohen 27 punonjës, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, në numrin total të punonjësve, të miratuar për vitin 2008, t’i shtohen 25 punonjës.

Numri total i punonjësve buxhetorë, për periudhën janar-korrik 2008, bëhet 104 612 veta, ndërsa për periudhën korrik-dhjetor 2008 numri i punonjësve bëhet 104 183 veta, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

 

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›