V E N D I M PER PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË VEPRËS “KOMPLEKSI HIDROENERGJETIK I HIDROCENTRALEVE MBI LUMIN E VALBONËS, TROPOJ˔, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRI
VENDIM
PER
PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË VEPRËS “KOMPLEKSI HIDROENERGJETIK I HIDROCENTRALEVE MBI LUMIN E VALBONËS, TROPOJË”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të veprës “Kompleksi hidroenergjetik i hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës, Tropojë”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
- Miratimin e bonusit prej 1 për qind të pikëve, për rezultatin, teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërive “Hydro-Valbona” , shpk, dhe “WONDER”, sha.
- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese, për dhënien me koncesion të veprës “Kompleksi hidroenergjetik i hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës, Tropojë”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.
- Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA