E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M Për MIRATIMIN E PAGAVE TË PUNONJËSVE TË NJËSISË SË KONSULENCËS SË KESH, SHA-SË

V E N D I M 

Për 

MIRATIMIN E PAGAVE TË PUNONJËSVE TË NJËSISË SË KONSULENCËS SË KESH, SHA-SË

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 7, të              ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e pagave të punonjësve të njësisë së konsulencës së KESH, sha-së, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Pagat e punonjësve të kësaj njësie të caktohen me ditë pune dhe me produkt të dorëzuar.

Ngarkohen organet drejtuese të KESH, sha-së, të miratojnë rregullat e përzgjedhjes së punonjësve të njësisë së konsulencës.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›