E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotin Fehmi Mujota

Kryeministri  Berisha priti në një takim Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës  zotin  Fehmi Mujota, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të homologut shqiptar Oketa.

Ministri kosovar Mujota vleresoi arritjet e Shqiperisë në procesin e integrimeve euro-atlantike, duke e përgëzuar kryeministrin Berisha për antarësimin e Shqipërisë në NATO.  Ministri kosovar  gjithashtu theksoi nevojën e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë  midis Forces së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vuri ne dukje progresin e madh që ka bërë Kosova, që nga shpallja e pavarësisë dhe theksoi se ndryshe nga skeptiket, Kosova ka provuar se eshte ne gjendje te garantoje sigurine e qytetareve te saj.  Kryeministri  Berisha, ndër të tjera  shprehu besimin se do te intensifikohej edhe me tej,  procesi i njohjes se pavaresise.  Duke vleresuar arritjet në zhvillimin e disa prej sektorëve të rëndësishëm për vendin,Kryeministri Berisha theksoi se mbetet ende pune për të bërë, në drejtim të zhvillimit të ekonomisë dhe rritjes së punësimit.


29/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›