VATIKAN – Si paraqitet gjendja klinike e Atit të Shenjtë?

VATIKAN, 23 shkurt /ATSH-DPA/ – Papa Françesku ka kaluar një natë të qetë në spital pasi gjendja e tij u përkeqësua mbrëmjen e kaluar pas një sulmi astme, deklaroi Vatikani zyrtar.
Kreu 88-vjeçar i Kishës Katolike, i cili është shtruar në spital në Romë për më shumë se një javë për shkak të sëmundjes së frymëmarrjes, ka kaluar një natë të qetë”, tha një zëdhënës i Selisë së Shenjtë në mëngjes.
”Gjendja e Françeskut u përkeqësua të shtunën pas një “sulmi të zgjatur të astmës” që kërkonte administrimin e oksigjenit dhe një gjendje anemike që kërkon transfuzion gjaku”, sipas Vatikanit.
”Gjendja e Papës mbetet kritike”, tha një zëdhënës i Selisë së Shenjtë të shtunën në mbrëmje, pasi analizat e gjakut të së shtunës zbuluan mungesën e trombociteve, të cilat janë për koagulimin e gjakut.
Papa është shtruar në spitalin Gemelli në Romë që nga e premtja e javës së kaluar. /os/