E Martë, 3 Nëntor 2026

VATIKAN – Tymi i parë është i zi pas më shumë se tre orësh konklavë

VATIKAN, 6 maj /ATSH-ANSA/ – Tymi i parë është i zi pas më shumë se tre orësh nga konklava apo e ashtuquajtura ”extra omnes!” (”të gjithë jashtë!”).

Konklava për të zgjedhur papën e ri filloi sot pasdite në Vatikan, ndërsa dera e Kapelës Sistine u mbyll pas 133 kardinalëve, që do të zgjedhin pasardhësin e papës së ndjerë, Françesku.

Dera e kapelës historike u mbyll saktësisht në orën 17:46 (15:46 GMT) pas thirrjes latine “extra omnes!” (”të gjithë jashtë!”), e cila sinjalizoi se të gjithë përveç burrave me të kuqe duhej të largoheshin nga kapela.

Shpallja e papës së 267-të në 2 000 vjet histori të kishës mund të zgjasë pak.

Pritet gjerësisht që vendimi të merret deri në fund të kësaj jave, megjithëse kjo nuk është e garantuar.

Deri atëherë, pjesa tjetër e botës do të mbështetet në sinjalet e tymit nga oxhaku në çatinë e kapelës.

Tymi i zi tregon se nuk është marrë asnjë vendim, ndërsa tymi i bardhë tregon zgjedhjen e një pape të ri.

Tymi i parë ka të ngjarë të shihet pas orës 19:00 të mërkurën./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›