Vendime dhe projektligje të miratuara në mbledhjen e qeverisë
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime dhe projektligje te rëndësishme:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR PROJEKTIN “NDËRTIMI I BANESAVE, ME QËLLIM SOCIAL””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës, për projektin “Ndërtimi i banesave, me qëllim social””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, DHE BANKËS PËR ZHVILLIM, TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR PROJEKTIN “NDËRTIMI I BANESAVE, ME QËLLIM SOCIAL”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bankës për Zhvillim, të Këshillit të Evropës, për projektin “Ndërtimi i banesave, me qëllim social”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, PËR ZHVILLIMIN E BASHKËRENDUAR TË AUTOSTRADËS
UNAZË TË DETIT TË ZI”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, për zhvillimin e bashkërenduar të autostradës unazë të Detit të Zi”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, PËR ZHVILLIMIN E BASHKËRENDUAR TË AUTOSTRADËS
UNAZË TË DETIT TË ZI
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1 dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, për zhvillimin e bashkërenduar të autostradës unazë të Detit të Zi.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ARGJENTINËS, PËR BASHKËPUNIMIN SHKENCOR DHE TEKNIK”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Argjentinës, për bashkëpunimin shkencor dhe teknik”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ARGJENTINËS, PËR BASHKËPUNIMIN SHKENCOR DHE TEKNIK
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Argjentinës, për bashkëpunimin shkencor dhe teknik.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996, “PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996, “Për rezervat ujore”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996, “PËR REZERVAT UJORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996, “Për rezervat ujore”, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 61 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Paragrafi i dytë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Për shkeljet e parashikuara në nenet 14, pika 1, shkronja “ë”, 20, 24, paragrafi i parë dhe i dytë, 47, 48, 49 dhe 50, të këtij ligji, kundërvajtësi dënohet nga kryeinspektori/inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në varësi të shkallës së shkeljes, kundërvajtësi dënohet me:
a) gjobë 200 000 deri në 500 000 lekë;
b) pezullim të veprimtarisë deri në 10 ditë, në rastin kur një afat kohor paraprak është i nevojshëm për marrjen e vendimit, për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e rezervave ujore;
c) sekuestrim të mjeteve dhe të pajisjeve të punës, si dhe të materialit inert gjendje, të grumbulluar e të fraksionuar.
Mosushtrimi i funksionit të kontrollit të territorit në fushën e rezervave ujore nga inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar dënohet me gjobë, në masën 200 000 lekë. Gjoba vendoset me vendim të kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”.
b) Paragrafi i tretë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kryeinspektori/inspektorët e Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar kanë të drejtë të paraqesin kërkesën për heqjen e licencës profesionale, personale e të shoqërisë, pranë organit përkatës, në rast të ndërtimit pa leje, të shfrytëzimit të kundërligjshëm të inerteve, si dhe të lejes së veprimtarisë përkatëse të shoqërive, që shkelin dispozitat e mësipërme, kur vërejnë shkelje të kushteve teknike të zbatimit, projektimit dhe shkelje të masës së pezullimit të punimeve të ndërtimit.”.
c) Paragrafi i katërt shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 69 bëhen këto ndryshime:
a) Në paragrafin e parë dhe të tretë fjalët “Drejtorit të Policisë së Ndërtimit” zëvendësohen me “Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar”.
b) Në paragrafin e dytë, të pestë dhe të shtatë, fjalët “... organit/eve/et të Policisë së Ndërtimit...” zëvendësohen me “Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar”.
c) Paragrafi i gjashtë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ Gjoba dhe shpenzimet, që përballohen nga autoriteti i ujit dhe nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, paguhen nga kundërvajtësit, brenda 10 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të tyre ose nga data kur ka marrë formë të prerë vendimi i gjykatës.”.
d) ç) Në paragrafin e tetë fjalët “Policia e Ndërtimit” zëvendësohen “Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON TË ATLANTIKUT (ICCAT)”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për ruajtjen e peshkut ton të Atlantikut (ICCAT)”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR RUAJTJEN E PESHKUT TON TË ATLANTIKUT (ICCAT)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare për ruajtjen e peshkut ton të Atlantikut (ICCAT).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR MBAJTËSIT E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, TË SHËRBIMIT DHE TË ZAKONSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe të zakonshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E ÇMIMEVE TЁ TROJEVE, TЁ PЁRCAKTUARA NЁ HARTAT PЁRKATЁSE, PЁR QARQET E LEZHËS, DIBRËS, KORÇËS DHE KUKËSIT
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё nenit 17, tё ligjit nr.9235, datё 29.7.2004, “Pёr kthimin dhe kompensimin e pronёs”, tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Drejtёsisё, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e çmimeve, sipas tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për trojet urbane brenda vijёs sё verdhё, trojet në qytetet dhe komunat, ku investimet nuk janë rentabël, tokës bujqësore, tokën pyjore, livadhet dhe kullotat, për qarqet e Lezhës, Dibrës, Korçës e Kukësit.
2. Hartat, ku janё tё pёrcaktuara çmimet pёrkatёse, pёr këto qarqe i bashkёlidhen kёtij vendimi dhe janё pjesё pёrbёrёse e tij.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtёsisё dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tё Pronave pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA ZGJERIMI I VARREZAVE TË TUFINËS, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, e cila preket nga zgjerimi i varrezave të Tufinës, në Tiranë.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë së Tiranës.
3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 4 563 m2 tokë/arë, me çmimin 4 000 (katër mijë) lekë/m2, vlerësuar në shumën e përgjithshme 18 252 000 (tetëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë.
4. Ky fond të përballohet nga bashkia e Tiranës.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale është 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, e cila do të përballohet po nga bashkia e Tiranës.
6. Shpronësimi të përfundojë brenda datës 25.10.2007.
7. Afati i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Tiranës.
8. Regjistrimi i ri për bashkinë e Tiranës i pasurisë 4 563 m2 tokë/arë, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi e vendimit.
9. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË NDËRTESËS SË NDËRMARRJES GJEOLOGJIKE, KORÇË, NGA MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TE MINISTRIA E FINANCAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit të pjesës dykatëshe të ndërtesës së Ndërmarrjes Gjeologjike, Korçë, nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës te Ministria e Financave, për t’u përdorur nga drejtoria rajonale e sigurimeve shoqërore, Korçë, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen e procedurave për zbatimin e vendimit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS MOLLAS, TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Mollas, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes 1, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.
Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Mollas, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.18, datë 7.1.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Mollas, të qarkut të Elbasanit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Mollas për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN ZAGORIE, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Zagorie, të qarkut të Gjirokastrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 511 (pesëqind e njëmbëdhjetë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN THUMANË, TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Thumanë, të qarkut të Durrësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 135 (njëqind e tridhjetë e pesë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 929 (nëntëqind e njëzet e nëntë).
4. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË ROSKOVEC, TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
5. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Roskovec, të qarkut të Fierit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
Lista me 34 (tridhjetë e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 161 (njëqind e gjashtëdhjetë e një).
6. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË BASHKINË VLORË, TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
7. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të bashkisë Vlorë, të qarkut të Vlorës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj bashkie.
Lista me 81 (tetëdhjetë e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 825 (tetëqind e njëzet e pesë).
8. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN SINJË, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
9. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Sinjë, të qarkut të Beratit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 127 (njëqind e njëzet e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 869 (tetëqind e gjashtëdhjetë e nëntë).
10. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RASTEVE TË PËRJASHTIMIT TË PAGESAVE CASH PËR BLERJE MALLRASH DHE SHËRBIMESH
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kufiri i lejuar i blerjeve me para në dorë, (cash), deri në 10 për qind të totalit të blerjeve, për vitin 2007, llogaritet nga data 6.8.2007, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.9767, datë 9.7.2007, deri më 31.12.2007.
Për vitet pasardhëse, ky kufi shtrihet gjatë të gjithë vitit fiskal, i cili përputhet me vitin kalendarik.
2. Përjashtohen nga rregulli i përcaktuar në nenin 36/1, të ligjit nr.8560, datë 22.12.1999, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, tatimpaguesit, që kryejnë blerje, me para në dorë, nga individë të paregjistruar në organet tatimore dhe që ushtrojnë veprimtari ekonomike, në fushën e :
a) grumbullimit dhe të përgatitjes për riciklim të mbeturinave dhe mbetjeve, metalike e jometalike, (letër, gomë, sende plastike, tekstile, qelq, etj);
b) grumbullimit dhe të përpunimit të bimëve mjekësore;
c) grumbullimit dhe të përpunimit të produkteve bujqësore, blegtorale dhe të peshkut.
3. Ngarkohet Ministria e Financave për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimin në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I ST RI
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
NJË RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE NDËRMJET PROGRAMEVE “ADMINISTRIMI I PYJEVE ” DHE “MBËSHTETJE PËR PESHKIMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr 9645, datë 27.11.2006, ”Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në buxhetin e vitit 2007, miratuar për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, të transferohet, nga programi 04260 “Administrimi i pyjeve” te programi 04230 “Mbështetje për peshkimin”, zëri “Investime”, “Kosto lokale” dhe “TVSH”, fondi prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh, nga i cili:
a) 5 200 000 (pesë milionë e dyqind mijë) lekë, shtesë TVSH-je, dhe 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, shtesë kosto lokale, për projektin pilot të zhvillimit të peshkimit, financuar me kredi nga Banka Botërore;
b) 5 900 000 (pesë milionë e nëntëqind mijë) lekë, shtesë kosto lokale, dhe 300 000 (treqind mijë) lekë, shtesë TVSH-je, për projektin e ndërtimit të Portit të Peshkimit, Durrës.
2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA