VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ZEMBLAK-LIQENAS, KORÇË
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR ZEMBLAK-LIQENAS, KORÇË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (tokë), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Zemblak-Liqenas, Korçë. Shpronësimi t¸ bëhet në favor të Drejtoris¸ s¸ P¸rgjithshme t¸ Rrug¸ve. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 55 (pesëdhjetë e pesë) m2 tokë/truall, me vlerë 95 315 (nëntëdhjetë e pesë mijë e treqind e pesëmbëdhjetë) lekë, dhe sipërfaqen 3 327 (tre mijë e treqind e njëzet e shtatë) m2 tokë/arë, me vlerë 1 583 733 (një milion e pesëqind e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e tridhjetë e tre) lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 1 679 048 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyzet e tetë) lekë. Shpenzimet procedurale, në shumën 662 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 1 679 048 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyzet e tetë) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”. Shpronësimi të filloj¸ më 1.8.2009 dhe t¸ përfundojë më 30.10.2009. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmim nga ZRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë Drejtorisë së P¸rgjithshme e Rrug¸ve. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi, në përputhje me dokumentacionin e pronësisë, që do t’i vihet në dispozicion nga pronarët. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
15/07/2009