E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 19 korrik 2009,          të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 6 (gjashtë) automjete dhe 12 (dymbëdhjetë) trupa.

2.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 24 korrik 2009,          të 1 (një) autokolone ushtarake italiane, të përbërë nga 6 (gjashtë) automjete dhe 12 (dymbëdhjetë) trupa.

3.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën, që do të kalojë në datën 19 korrik 2009, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

4.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën, që do të kalojë në datën 24 korrik 2009, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit        Qafë-thanë.

5.     Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

6.     Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


15/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›