VENDIM PER LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TRI AUTOKOLONAVE DHE TRUPAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË TRI AUTOKOLONAVE DHE TRUPAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 4 shtator 2008,të 3 (tri) autokolonave dhe trupave ushtarake sllovene, të përbëra, përkatësisht,:
· Autokolona e parë, me 19 (nëntëmbëdhjetë) automjete, të cilat përmbajnë armatim, municione dhe materiale ushtarake, si dhe 38 (tridhjetë e tetë) trupa ushtarake.
· Autokolona e dytë, me 25 (njëzet e pesë) automjete, të cilat përmbajnë armatim, municione dhe materiale ushtarake, si dhe 41 (dyzet e një) trupa ushtarake.
· Autokolona e tretë, me 22 (njëzet e dy) automjete, të cilat përmbajnë armatim, municione dhe materiale ushtarake, si dhe 34 (tridhjetë e katër) trupa ushtarake.
Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të jetë pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes të jetë pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.
- Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.
- Autokolonat dhe trupat ushtarake sllovene, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
- Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA