E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 335, DATË 2.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LËSHIMIN E PASAPORTAVE DIPLOMATIKE DHE TË SHËRBIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.335, datë 2.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:

1. Në fund të pikës 3 shtohet emërtimi:
“ - Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.”.
2. Në shkronjën “a”, të pikës 4,  emërtimi  “- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” shfuqizohet.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
 

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›