VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, PËR NDRYSHIMET NË MARRËVESHJEN « PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INVESTIMEVE »
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT SHTESË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, PËR NDRYSHIMET NË MARRËVESHJEN « PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË INVESTIMEVE »
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të protokollit shtesë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kroacisë, për ndryshimet në marrëveshjen «Për nxitjen dhe mbrojtjen e ndërsjellë të investimeve».
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA