VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ETALONET KOMBËTARE TË MATJES
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ETALONET KOMBËTARE TË MATJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 12, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores për etalonet kombëtare të matjes, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas zbatimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA