E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “ENDI-E”, SHPK, DHE “EKO A2”, SHPK,

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT, TË FORMËS “BOT”, TË LIDHUR NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “ENDI-E”, SHPK, DHE “EKO A2”, SHPK,

PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE

“PRELLË 1” DHE “PRELLË 2”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  21, pika  4, e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.             Miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim, Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoriteti kontraktues, dhe bashkimit të shoqërive “ENDI-E”, shpk, dhe “EKO A2”, shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Prellë 1” e “Prellë 2”, sipas tekstit dhe anekseve, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.             Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›