VENDIM PER MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SHISHET ENË MATËSE
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR SHISHET ENË MATËSE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 36, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e rregullores për shishet enë matëse, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 16 mars 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA