VENDIM PER MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË REHABILITIMIT TË RRUGËS SHKODËR-
VENDIM
Për
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË REHABILITIMIT TË RRUGËS SHKODËR-HANI I HOTIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.P.A, për financimin e programit të rehabilitimit të rrugës Shkodër-Hani i Hotit, me një hua në shumën 21 700 000 euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA