VENDIM PER MIRATIMIN E MODELIT TË PASAPORTAVE DHE PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË LËSHIMIT TË TYRE
VENDIM
Për
MIRATIMIN E MODELIT TË PASAPORTAVE DHE PËRMIRËSIMIN E SISTEMIT TË LËSHIMIT TË TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 13, të ligjit nr.8668, datë 23.11.2000, “Për pajisjen e shtetasve me pasaportë për jashtë shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e modelit të pasaportave të udhëtimit për jashtë shtetit dhe përmirësimin e sistemit të lëshimit të tyre, sipas lidhjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.94, datë 26.2.2001, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modelit të pasaportave dhe të sistemit të lëshimit të tyre”, i shtrin efektet deri në mbarimin e vlefshmërisë së pasaportës ekzistuese, modeli i së cilës është miratuar me vendimin e përcaktuara në këtë pikë.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA