E Diel, 1 Nëntor 2026

VENDIM PER NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR TRAJTIMIN ME DIALIZË TË NJË NUMRI TË SËMURËSH ME INSUFICIENCË RENALE KRONIKE

V E N D I M


PËR


NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR TRAJTIMIN ME DIALIZË TË NJË NUMRI TË SËMURËSH ME INSUFICIENCË RENALE KRONIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e  miratuar për vitin 2008, në artikullin “Shpenzime për mallra e shërbime”, t’i shtohet fondi  25 000 000 (njëzet e pesë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin me dializë të një numri të sëmurësh me insuficiencë renale kronike.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen ministri i Shëndetësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


05/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›