VENDIM PER NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.439, DATË 4.8.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRIS˔, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.439, DATË 4.8.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të paragrafit të dytë, të nenit 9, të ligjit nr.8492, datë 27.5.1999, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në lidhjen nr.8, “Praktika e lëshimit të vizës në Republikën e Shqipërisë”, në listën “Vendet, shtetasit e të cilave hyjnë në Republikën e Shqipërisë pa vizë, duke paguar taksën e hyrjes (kur udhëtojnë me pasaporta të thjeshta)”, të vendimit nr.439, datë 4.8.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të shtohen shtetet:
“ - Qipro;
- Maltë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA